Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën. Lajmi u konfirmua për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Redjan Rraja akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj makinës së ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur tek vendi i quajtur, mbikalimi i Shkozetit.
Kujtojmë se si pasojë e këtij atentati mbeti i vdekur shoferi, Andi Maloku, ndërsa dy të tjerë u plagoset.
Ndërkohë GJKKO ka dënuar me 35 vite burg Arjol Halilaj që dyshohet si anëtar i grupit kriminal.Sakaq Redjan Rraja është nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.
Gjithashtu theksojmë në atë kohë hetimet zbuluan se gjurmët e gjetura në armët automatike si dhe në automjet u krahasuan me ato të personave të skeduar më herët dhe rezultuan se përputheshin me gjurmët e Redjan Rrajës.