akuzohet per trafikimin e 240 kg kokaine arrestohet ne brazil ervin mata reagon policia perdorte letra false angleze 69efd6900d8f6

Akuzohet për trafikimin e 240 kg kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata/ Reagon policia: Përdorte letra false angleze

April 27, 2026
1 minut lexim

Ka përfunduar arratia e Ervin Matës. 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Brazil, ku prej kohësh fshihej duke përdorur dokumente identifikimi britanike të falsifikuara.

Operacioni u finalizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese të huaja, përmes operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat vendase, Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë. Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente.

Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguajan, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.

Hetimet e SPAK, të nisura në vitin 2023, e lidhin Matën me një grup të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe disa vende të Europës. Ai dyshohet se ka koordinuar aktivitetin e këtij grupi në trafikun e rreth 240 kilogramëve kokainë, një ngarkesë e dokumentuar si e lëvizur më 29 shtator 2020.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, si dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet zbuluan gjithashtu se dosja përfshin bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar me agjenci nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania, Brazili dhe Kolumbia, si dhe hetime për ngjarje të mëparshme kriminale të ndodhura në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare dhe ato braziliane po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku pritet të përballet me drejtësinë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a u shkel kushtetuta flet nagavci 69efd65290bc1
Lajmi i mëparshëm

​A u shkel Kushtetuta, flet Nagavci

malta shkon ne zgjedhje te parakohshme me 30 maj kryeministri abela synon mandat te ri mes krizave nderkombetare 69efd6ddba7ad
Lajmi i radhës

Malta shkon në zgjedhje të parakohshme më 30 maj, Kryeministri Abela synon mandat të ri mes krizave ndërkombëtare

Të fundit nga

​A u shkel Kushtetuta, flet Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci deklaroi se ka pasur kuorum, siç tha ajo, për të filluar seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes. Se a u shkel
ShkoLartë