Një skandal i ri seksual po trondit botën e futbollit: ish-lojtari i Sevillas, Wissam Ben Yedder po hetohet së bashku me vëllanë e tij, sipas “France Info”, për një rast sulmi seksual dhe përdhunim.
Dy vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeç, mësohet se kanë bërë padi, duke akuzuar sulmuesin aktual të Monacos dhe vëllanë e tij me të dyja akuzat.
Ngjarja, sipas raportimeve, ndodhi në fillim të javës pas një takimi që ata patën në Rivierën Franceze.
Denoncimi është bërë, siç ka konfirmuar “Nice Matin”, në komisariatin e policisë Cagnes-sur-Mer.
Tashmë çështja është në dorën e gjyqtarit hetues të prokurorisë së Nicës, por lojtari ende nuk është marrë në pyetje nga policia.
Ben Yedder, 32 vjeç, bëri 43 paraqitje për Monacon sezonin e kaluar dhe shënoi 25 gola.