Akuzohej së abuzoi me tenderat, shpallet i pafajshëm ish-kryebashkiaku i Pogradecit

Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, i cili akuzohej për abuzim me tenderat, është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Mësohet se avokati Sokol Hazizaj ka bindur trupën gjykuese për pafajësinë e klientit të tij.

Kapri ishte arrestuar dhe ishte në gjykim për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Sipas SPAK fakti i parë penal lidhej me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Ndërkohë, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luhet miqësorja Shqipëri – Itali me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale

Story i radhës

​Komuna e Prishtinës e fiton rastin në Kushtetuese ndaj MAPL-së dhe MINT-it

Të fundit nga