Akuzat/ Vetëdorëzohet në polici Alqi Bllako, një ditë pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit

March 31, 2022
1 minut lexim

Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, Alqi Bllako është vetëdorëzuar në polici. Këtë e ka konfirmuar gazetarja e Panorama.al, Nikoleta Kovaçi.

Mësohet se Alqi Bllako i është dorëzuar forcës Operacionale. Ai tashmë gjendet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj.

Ndalimi erdhi vetëm dy orë pas vendimit të gjykates e cila caktoi masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Bllako dyshohet për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Një ditë më parë, Alqi Bllako dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit letrën e dorëheqjes nga mandati i deputetit, një kërkesë që është pranuar. Kjo i hapi rrugë arrestimit të tij.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Panorama.al, rezulton se Alqi Bllako në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe Pëllumb Abeshi, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë qeverisë projektvendimin dhe relacionin për shpronësim e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton se prona është “tokë arë”.

Dëmi i shkaktuar sipas hetimeve të SPAK është 16 288.344 lekë. Por akuza tjetër e rëndë lidhet me pranimin e faturave fiktive për procesin e ndërtimit të inceneratorit. Mes kompanisë që ka përfituar koncesionin dhe asaj që ka bërë ndërtimin janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer.

Prokuroria ka sjellë si argument faktin që Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas. “Referuar sistemit TIMS rezulton se në 16.4.2019 Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos drejt Italisë për tukthyer një ditë më pas po me Zoton”, thuhet në argumentet e SPAK.

Sot SPAK iu drejtua zyrtarisht gjykatës së posaçme me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për Bllakon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KHF Ferizaj organizon Kupën e Kosovës: Të kultivojmë vlerat e njeriut që bëri shumë, Ahmet Petrova

Story i radhës

Selami dhe Bilalli: Apel kompanive, ndihmoni sportistët dhe përdorni vauçerët

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë