akuzat per trafikim seksual ekipi i jean claude van damme i quan absurde dhe te pabaza 67f79aec31491

Akuzat për trafikim seksual, ekipi i Jean Claude Van Damme i quan absurde dhe të pabaza

April 10, 2025
1 minut lexim

Përfaqësues të Jean-Claude Van Damme kanë folur pas akuzave të ngritura kundër tij.

“Jemi të vetëdijshëm për raportimet që pretendojnë një aferë të dyshuar në Kanë që përfshinë Van Damme. Ai nuk dëshiron të komentojë, pasi ato janë absurde dhe të pabaza”, thuhet në një deklaratë nga një përfaqësues i aktorit.

Një kallëzim penal u depozitua në Drejtorinë Rumune për Hetimin e krimit të Organizuar dhe Terrorizmit kundër aktorit 64-vjeçar, me pretendimin se ai me vetëdije është përfshirë në një marrëdhënie seksuale me gra të trafikuara nga një grup kriminal i drejtuar nga Morel Bolea.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një aktiviteti të organizuar nga Van Damme në Kanë, ku aktori akuzohet se ka marrë si “dhuratë” pesë gra rumune me dijeni paraprake se ato vinin nga një grup trafikantësh, sipas kallëzimit penal.

Avokati Adrian Cuculis, i cili përfaqëson një nga viktimat, ka thënë  se “ishin në një gjendje vulnerabiliteti, me dyshimin se ato ishin shfrytëzuar sipas kuptimit të nenit 182 të Kodit Penal”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kru prishtina njofton se ekipet e mirembajtjes do te intervenojne sot ne keto zona 67f799bf52145
Story i mëparshëm

KRU ‘‘Prishtina’’ njofton se ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë sot në këto zona

nje burre i zhveshur pran shkolles josip broz tito shkup shokon
Story i radhës

Një burrë i zhveshur pran shkollës “Josip Broz Tito” Shkup, shokon nxënësit

Të fundit nga

ShkoLartë