Ish kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ende nuk është kontaktuar nga autoritetet në lidhje me kallëzimin penal ndaj tij për përfshirje të mundshme në parregullsitë në Lotarinë Shtetërore, përcjell TV21. Kovaçevski tha se ka informacione për procedurën ndaj tij, por pohon se ai ka vepruar sipas ligjit.
“Shpresoj që institucionet të gjithë këtë proces do ta udhëheqin në mënyrë të paanshme dhe profesionale, ashtu siç duhet. Atë që mund ta them është se gjatë punës së kryeministër dhe zv/ministër i Financave, jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrje publike, as të ndonjë shoqërie aksionare në pronësi shtetërore. Gazetari: Gjithsesi ishit kryetar i qeverisë, a keni frikë nga përgjegjësia penale? Sepse në mandatin tuaj ishin këto marrëveshje që tani janë pjesë e procedurës penale. Unë ju thash se e gjithë puna është e qasshme për institucionet. Gjithsesi mbledhjet e qeverisë janë trupa kolektiv ku merren vendime dhe merren sipas ligjit të RMV-së, edhe një herë e përsëris që në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë si kryeministër në punën e ndërmarrjeve publike ose shoqërive aksionare në pronësi të shtetit. Si ashtu, Gazetari: Grubi i dyshuar, shefi i tij jo?”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Burimi: alfax.mk