Akuzat për dhunë seksuale nga ushtarët rusë, policia ukrainase fillon hetimet

Policia në Ukrainë ka marrë rreth 50 ankesa dhe ka hapur 16 hetime penale mbi akuzat për dhunë seksuale të kryera nga ushtarët rusë kundër civilëve, tha sot zëvendësministri i Brendshëm i vendit.

Ukraina, aleatët e saj ndërkombëtarë dhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë kërkuar krime të mundshme lufte, përfshirë dhunën seksuale, në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj 100 ditë më parë, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Moska mohon kryerjen e krimeve të luftës ose shënjestrimin e civilëve gjatë një lufte që ka vrarë mijëra dhe ka detyruar miliona njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, të largohen nga atdheu i tyre.

“Sa i përket dhunës seksuale kundër popullatës civile, kjo është një temë shumë e vështirë,” tha zëvendësministrja Kateryna Pavlichenko në një konferencë.

“Një temë për të cilën viktimat, si rregull, nuk duan të flasin, sepse frikën dhe dhimbjen që kanë përjetuar… duan ta harrojnë sa më shpejt”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mediat serbe pyesin zv.kryeministrin Bislimi a është e obligueshme Kosova ta zbatoj marrëveshjen për Asociacionin, ja si përgjigjet

Story i radhës

“Ishte hera e parë që…”- Sarah Berisha zbulon detaje nga pushimet e para me Dj Pm dhe flet për planet për fejesë

Të fundit nga