Akuzat për destabilizim – duhet kujdes me fjalorin – Populli thotë: “Gjella me krip, e kripa me karar”!

May 5, 2025
min lexim

Shkup, 5 maj – Politika në Maqedoninë e Veriut është aq shumë e brishtë saqë çdo aksion, krijon reaksion, ose thënë ndryshe çdo deklaratë populiste, shkakton një deklaratë nacionaliste dhe në fund gjakrat nxehen aq shumë saqë problem mund të shpërthejë nga një shëkndi e vogël. Deklarata e Ahmetit se do të dalë në protesta masive ka shkaktuar kundër-reagimin e partisë së Trajanovit, i cili kërkoi nga policia që të parandalohet një krizë sigurie e politike, shkruan Zhurnal.mk.

Ahmeti: Nëse unë dal në rrugë, nuk do të ketë kthim prapa!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për “Slloboden Peçat”, paralajmëroi protesta masive për drejtësi pa dallim, në mbështetje të Kreshnik Bekteshit, por edhe në mbështetje të protestave, siç tha ai, të “engjëjve” të organizuara nga prindërit dhe të afërmit e viktimave në tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u lënduan rreth 200 persona.

“Do të protestojmë për Kreshnikun. Nëse Ali Ahmeti del në rrugë, nuk do të ketë kthim prapa. Ne gjithashtu do të mbështesim kërkesat dhe protestat e familjarëve të fëmijëve të vrarë në Koçan, të cilët gjithashtu kërkojnë drejtësi jo-selektive. Ky proces mund të përfundojë vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pakoj duhet të përfshijë gjithashtu vetingun e të gjitha partive politike nga viti 1991 deri më sot. Vetingu i të gjithë zyrtarëve në lidhje me origjinën e pasurive të tyre nga viti 1991 deri më sot. Vetingu i procesit të privatizimit të pronës shtetërore pas vitit 1991. Vetingu nën mbikëqyrjen ndërkombëtare të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe vetë policisë, përfshirë të gjithë politikanët”, tha Ahmeti.

Lidhja Demokratike: Ahmeti kërcënon për destabilizim

Lidhja Demokratike e Maqedonisë së Veriut, ka dënuar retorikën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, apo siç potencojnë në reagim, kërcënimet për destabilizim të bëra nga Ahmeti. LD u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente të ndërmarrin veprime vendimtare për të parandaluar një krizë sigurie dhe politike.

“Bashkimi Demokratik për Integrim refuzon me kokëfortësi të pranojë se udhëheqësit dhe ish-zyrtarët e tij shtetërorë, të cilët kanë shkelur ligjet pa u ndëshkuar gjatë njëzet viteve të fundit në pushtet, nuk janë më komandantë të paprekshëm të UÇK-së për të cilët nuk zbatohet drejtësia. Shqetësuese është arsyeja pse Ahmeti dhe grupi i tij politik synojnë, siç njoftoi ai, “të dalin në rrugë dhe të mos kthehen kurrë” – domethënë, nëse ish-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është i dyshuar në tragjedinë e Koçanit, akuzohet pasi të përfundojë hetimi. Një shantazh dhe presion i tillë mafioz ndaj prokurorisë dhe gjykatave është i pashembullt në Maqedoni. Ahmeti është padyshim i mësuar me gjyqtarët dhe prokurorët që ai personalisht emëroi duke punuar nën diktimin e tij dhe duke vulosur masat e sigurisë, aktakuzat dhe vendimet sipas urdhërit të tij. Kjo është arsyeja pse BDI reagoi ndaj vendimit për të mbajtur ish-Ministrin Bekteshi në paraburgim. Një vendim i marrë nga gjyqtarët që ai emëroi dhe komandoi. Deri më tani, kampionët politikë të integracionistëve kanë pasur zakon t’i shpëtojnë drejtësisë, siç është rasti me Artan Grubin dhe Përparim Bajramin, të cilët kanë qenë në arrati nga forcat e rendit. agjencitë për disa muaj”, thuhet në reagimin e LD-së.

Lidhja Demokratike u bëri thirrje institucioneve më të larta shtetërore, prokurorisë dhe gjyqësorit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të vendosë për kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të punojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës dhe të mos i kushtojnë vëmendje presioneve dhe kërcënimeve të drejtuara nga Ahmeti.

Deklaratën e Ali Ahmetit për protesta e ka komentuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski. “Nëse është aq i mençur sa paraqitet, Ahmeti do të nxjerrë një mësim dhe në vend që të kërcënojë, do të bëjë reforma strukturore në partinë e tij”, tha kryeministri.

Sa ka rrezik për destabilizim!

Nëse analizohen me detaje deklaratat e Ahmetit për protesta dhe nëse shihet situate aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, gjasat që të ketë detsabizilim janë të vogla, por siç u theksua edhe më lartë, këtij shteti i duhet një fije kashte që të ndizet! Çfarë do të thotë kjo?

Nëse BDI jep deklaratë të fuqishme që konsiderohet për konsum politik, dhe kësaj deklarate i hedh zjarr partia e Trajanovit, “kjo do të shkaktojë tym e më vonë edhe flakë”.

Nëse në gjithë këtë inat të Ahmetit edhe Mickoski jep deklarata të pamenduara dhe për konsum populist, atëherë situate shpejtë mund të dal nga kontrolli. Prandaj, çdo fjalë e thënë duhet të analizohet me kujdes. Populli thotë “gjella me krip, e kripa me karar”, e kjo më së shumti i përshtatet politikës së thashethemeve.

Në vitin 2008 BDI me anë të protestive arriti që të kthehet në pushtet dhe ta detyrojë VMRO DPMNE-në ta pranojë faktin se ishte në gabim kur mori në pushtet PDSH-në e cila nuk e kishte fituar shumicën. Kjo situatë mund të përsëritet vetëm nëse nga qeveria del Taravari dhe nuk futet ndonjë parti tjetër shqiptare. Nëse shqiptarët ngelin me vetëm 9 deputetë në qeveri, atëherë do të jetë e vështirë të arsyetohet ky qëndrim. Mgjithatë, situata nuk është e njëjtë sikur në vitin 2008. Arrestimet e fundit në BDI kanë bërë që qytetarët shqiptarë të mos jenë shumë optimist në “pastërtinë” dhe “patriotizimin” e ish funskionarëve të kësaj partie. Prandaj, edhe thirrjes për protesta nuk është shumë e sigurtë se sa qytetarë mund t’i bashkohen.

Më e rëndësishmja është që të kihet kujdes me fjalorin dhe mos t’i fryhet zjarrit, ndërsa në zgjedhjet lokale do të shihet forca e vërtetë e partive shqiptare, atyre në pushtet dhe atyre në opozitë!

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mickoski nga Shtipi: Vazhdojmë të realizojmë projekte për qytetarët për një jetë më të mirë

Story i radhës

Shpallen në kërkim dy persona, kanosen me armë familjarët e kandidates së PS-së në Dajç

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë