Akuzat ndaj Gjikos për abuzim me të miturën tronditën martesën? Reagimi i Elita Rudit sqaron gjithçka (VIDEO)

March 31, 2022
1 minut lexim

Reperi Asdren Gjikolli i njohur nga të gjithë si Gjiko, ka dalë nje jave me pare para gjykatës në Prishtinës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në vitin 2015. Ndërkohë që karriera artistike e tij vitet e fundit ka ecur mjaft mirë dhe reperi ka fituar famë, duket se në jetën personale po has vështirësi të mëdha.

Edhe pse ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit dhe u tha se martesa e tyre eshte ne krizë, Elita Rudi ka vendosur të heshtë duke mos dhënë reagimin e saj mbi këtë situatë. Megjithatë, ditën e sotme, ajo ka publikuar një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën.

Rrjedhimisht, Elita na zbulon qëndrimin e saj, duke treguar publikisht se i beson partnerit dhe do të qëndrojë pranë tij, duke injoruar komentet negative ndaj dyshes.

Rikujtojmë se Gjiko ka vendosur të reagojë për herë të parë para pak ditësh.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ai është shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe s’ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak ta ketë droguar.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Malishevës publikon foto nga aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona

Story i radhës

Bie nga ndërtesa dy katëshe ndërsa punonte, lëndohet 40- vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë