Akuzat e Berishës për portin, Basha: Natën takohet me Dakon, ne do t’i shkojmë deri në fund si me inceneratorët

February 26, 2022
1 minut lexim

schedule12:04 – 26 Shkurt, 2022

Gjatë një takimi me të rinj të Durrësit, teksa prezantoi kandidatin Luan Hoti për zgjedhjet e 6 marsit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal edhe te projekti i portit të Durrësit.

Basha u zotua se do ta çojnë deri në fund denoncimin e tyre, siç bënë me inceneratorët. Një përgjigje i dha edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzon vazhdimisht se bashkëpunon e Ramën për këtë aferë. Basha tha se nuk ka ndërmend të merret, pasi ndërsa e akuzon këtë të fundit, natën takohet me Vangjush Dakon. Largimi i modelit të vjetër ishte kryefjala e kryedemokratit përpara të rinjve durrsakë.

“Gënjeshtra tjetër është ajo që po bëhet me portin e Durrësit. Edhe këtë do ta çmontojmë. 6 vjet më parë nisëm denoncimet për inceneratorët, sot po dridhen. Aferën e portit të Durrësit që e kemi denoncuar do ta çojmë deri në fund. Nuk do ta lëmë Durrësin pa zhvillim. Dhënia e portit të Durrësit pa garë një arabi që në fakt u shërben disa oligarkëve. Pala tjetër thotë se ky është projekti Rama-Basha ndërkohë që natën takohet me Dakon. Unë nuk kam ndërmend që të merren me baltën që hedh modeli i vjetër. Ne do merremi me fakte. Pa transparencë nuk ka zhvillim.

Nuk mund të ketë zhvillim me një projekt që nuk dihet si lindi, sa do të fitojnë qytetarët. Nuk e di askush se modeli i vjetër i mban të mbyllura në kasafortë. Do tua çajmë siç ua çamë kasafortën e inceneratorëve. Modeli i vjetër do të vazhdojë të dominojë edhe 30 vjet të tjera. duan edhe 30 vjet të tjera ta qeverisin kështu Shqipërinë”, deklaroi Basha. g.v/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca konfiskon anijen ruse në Kanalin Anglez

Story i radhës

Mariçiq: Nëse nuk dakordohem rreth gjuhës me bullgarinë, atëherë s’ka marrëveshje

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë