Simone Inzagi duket se është vendosur në qendër të kritikave pas rezultatve të fundit që ka regjistruar Interi, me ziklatërit që pësuan një tjetër humbje mbrëmjen e djeshme ndaj Bajernit. Lidhur me këtë temë ka folur dhe vetë administratori i Interit, Bepe Marota.
Italiani ka theksuar besimin e klubit në drejtim të teknikut duke u shprehur se është i bindur që situata do të ndryshojë së shpejti për mirë.
“Kemi besim të plotë te Inzagi. Pas çdo humbje është normale që të analizohen shkaqet dhe të ketë konfrontime për të kuptuar se pse u shkaktuan.
E përsëris që kemi besim të plotë te tekniku dhe jemi të bindur që situata do të ndryshojë pozitivisht në ndeshjet e ardhshme.”, u shpreh Marota.