Akuza për blerje klikimesh e favorizime! Kush janë pretendentët për fitoren e “Kënga Magjike” dhe përplasja me artistëve

November 19, 2022
min lexim

Edhe një javë na ndan nga finalja e madhe e “Kënga Magjike”, ku në garë janë disa nga artistët më të pëlqyer për momentin.

Por ndryshe nga edicionet e tjerë, ky vit është shoqëruar me shumë akuza lidhur me emrin e fituesit. Artistët, por edhe në rrjetet sociale, emri i Marsel Çibukajt përflitet si personi pretendentë për të fituar çmimin e parë.

Gjithashtu, këngët më të pëlqyera që janë në garë për vendin e parë janë edhe ato të Anxhela Peristerit, Irma Libohovës, Mariza Ikonomit. Duket se edhe vetë këngëtarët kanë shpërthyer në akuza, apo dëshira rreth emrit të fituesit. I fundit ishte Rei Bezhani, një ndër artistët e rinj, i cili konkurron në festivalin “Kënga Magjike”.

Rei ka qenë i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku foli për këngën e tij dhe për të gjithë festivalin. Rei u shpreh se fituesja e këtij edicioni sipas tij është Irma Libohova.

“Unë me zemër dhe me shpirt, edhe për shkak të lidhjes shpirtërore që kam, edhe për shkak të marrëdhënies gjatë gjithë këtyre viteve, për shkak të dorës që më ka dhënë, gjithmonë dal garant që do të ishte fituesja ime e zemrës dhe morale, Irma Libohova. 

Më ka dhënë një mbështetje gjatë këtyre viteve të paparë dhe patjetër ka edhe këngën shumë të bukur, me një mesazh shumë domethënës. Edhe kjo tjetra, që në moshën e Irmës, që ne të gjithë shohim atë Irmën super energjike, po Irma ka një moshë te e cila jo çdo këngëtar mund të këndojë, jo çdo këngëtar mund të dali në skenë, të përformojë në ato nivele”, tha ai.

Më tej, sa i përket klikimeve që janë diskutuar shumë gjatë këtij edicioni, Bezhani theksoi se nuk ka blerë si disa të tjerë.

“U përmenda pa të drejtë, nuk e thanë tamam, që kisha blerë klikime, ishte diçka e tillë, thuhej: “‘Boom’ i madh në blerjen e klikimeve, cilët janë këta artistë që po blejnë klikime këtë vit”. Edhe poshtë ishin 5 këngët në atë moment që po flisnim me më së shumti klikime në Këngën Magjike dhe një ndër ato 5 këngë isha dhe unë, tani unë u revoltova kur e pashë atë postim. Unë e kam thënë publikisht dhe po e them këngës sime i kam bërë marketing, nuk ka një këngëtar në Shqipëri, që mos t’i bëjë këngës së vetë marketing. Unë vetë bëra marketing me target shqiptar, bëra ‘share’. Nuk marrë klikime se nuk e kam çuar këngën time të dëgjohej në Bangladesh”, shtoi Rei.

Por, Rei nuk ishte i vetmi që foli për fituesin. Pak javë më parë edhe Endri Prifti doli me akuza të forta, duke bërë me dije se fituesi ishte paracaktuar 5 muaj më parë. Këngëtari korçar shprehet se kishte vendosur që të merrte pjesë në festivalin Kënga Magjike, por pas këtyre prapaskenave që janë bërë ka hequr dorë.

“Mirëmëngjesi, mirëdita dhe mirëmbrëma të gjithëve anë e mbanë botës dhe më gjerë. Një të diel pushimi të bukur, me shëndet e me shumë dashuri ju uroj. Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e Këngës Magjike këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, d.m.th., e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po dëgjo tani më mirë, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion, po i heq emrat se do bëjnë bujë këto portalet dhe janë miq tanë shumë të mirë. Tashmë juve jeni mësuar si funksionojnë këto, mblidhen ata byroja që gjysmat e tyre për kokë time, i kanë këpucët të dyja të majta dhe vendosin ata 5 muaj para”, shkruante mes të tjera këngëtari.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ardit Gjebreas, ndaj Endrit, duke kërkuar fillimisht respekt për kolegët.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj? ‘Kënga Magjike’ ka rregulla qe respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë? Pranimi u mbyll në 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”, shkroi prezantuesi.

Këtë edicion data e mbajtjes së festivalit do të ndryshojë duke iu rikthyer edhe njëherë traditës së zhvillimit të tij gjatë muajve të fundvitit, ndryshe nga viti i kaluar. Në vitin 2021 u mbajt gjatë pranverës, por së fundmi produksioni ka njoftuar se janë shpallur datat 23 dhe 24 maj 2022 ku artistët mund të dorëzojnë këngët e tyre pranë “Tv Klan”.

Këtë vit netët finale do të organizohen në nëntor, ndryshe nga viti 2021 që u zhvilluan në maj. Po ashtu, janë anëtarët e jurisë të “Kënga Magjike 2022” janë aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, kantautori Pirro Çako dhe gazetaret Mira Kazhani e Kozeta Kurti. Rikujtojmë se Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” arriti të triumfonte dhe të rrëmbente çmimin e madh vitin e kaluar.

Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndërsa në të tretin artistja nga Gjeorgjia Nutsa. Alban Ramosaj fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku e cila u kthye në hit.

Po ashtu, ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi. Ndërkohë këtë vit pjesë e Kënga Magjike do të jetë edhe Anna, vajza e Arditit. Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Rudina”, foli për këngën më të re Just Dance, por a ka menduar që të konkurrojë te “Kënga Magjike?

Ajo tha se nuk mund të marrë pjesë se duke qenë se babai i saj është producent i festivalit, do të kishte konflikt interesi. Kjo është arsyeja përse nuk do ta shohim vajzën e Gjebreas në ndër festivalet më të njohura që drejtohet nga Arditi.

“Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë duke qenë babi im producenti, unë nuk mund të konkurroj. Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te ‘Kënga Magjike’, dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën”, u shpreh vajza e Ardit Gjebreas.

Ajo zbuloi dhe pak detaje për jetën e saj me prindërit dhe raportin me ta: “Kur jam vetëm me mamin, i them dua babin se ai më ndihmon dhe suporton, ndërsa kur vjen i them ik dhe më streson. Kam raport shumë të çuditshëm me të”, u shpreh Anna, duke lënë të kuptohet se ai është edhe personi që e ndihmon dhe i rri pranë gjithmonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ylli spanjoll pritet të kalojë me parametra zero

Story i radhës

Cilat media serbe përhapin propagandën e Putinit dhe Vuçiqit sipas të dhënave të BE-së

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë