Akuza e fortë e Berishës: Marrëveshja mafioze e portit të Durrësit mes klanit Rama dhe klanit Basha

November 24, 2022
1 minut lexim

Kryetari i PD Sali Berisha ka bere akuze te forte edhe kete te enjte jashte Parlamentit, per marreveshjen e portit te Durresit, per te cilen tha se eshte lidhur mes Klanit Rama dhe klanit Basha.

“Klani Rama me klanin Basha. Kjo është faktuar. Ai që ishte, e them për të thënë të vërtetën se ai që ishte administrator i simfonisë, se ishin në simfoni të dy në parajsë, ai ishte administrator dhe i Ramës dhe i Bashës.

I ndërmarrjes simfonia apo dhe kunatit, mos kujtojë kush se po bëj akuzë politike por po them të vërtetën shumë të hidhur”, tha Berisha duke theksuar se nese ka deputete te tjere te PD te perfshire, do te denoncohen.

Sali Berisha: 

Ndiqeni sot këtë seancë vetëm për një moment përfytyroni, kjo marrëvesdhje ishte për tragjedinë e shqiptarëve marrëveshje pozitë opozitë, kjo është e vërteta.

Por jo pozitë-opozitë si formacione politike, por si persona hajdutë të pamëshirë.

Klani Rama me klanin Basha.

Kjo është faktuar. Ai që ishte, e them për të thënë të vërtetën se ai që ishte administrator i simfonisë, se ishin në simfoni të dy në parajsë, ai ishte administrator dhe i Ramës dhe i Bashës.

I ndërmarrjes simfonia apo dhe kunatit, mos kujtojë kush se po bëj akuzë politike por po them të vërtetën shumë të hidhur.

Ky zotëri tha që dhashë dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo simfonia.

Pas një muaji doli që ai funksiononte te ndërmarrja e Bashës dhe simfonia ai ishte pika e mjaltit kjo ishte marrëveshje e përgatitur nga dy krerët.

Opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit.

Administratori i ndërmarrjes së familjes ishte administratori i simfonisë së Emaar.

Nuk kam dijeni për deputetë të tjerë por cilido të jetë do e denoncoj si megahajdut.

Ju nuk mund të imagjinoni cfarë rregullash janë shkelur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ponte Prizreni – Trepça, ndeshja e mbetur

Story i radhës

Pavllova: Presim që Qeveria të krijojë ekipe të forta për realizimin e suksesshëm të projekteve

Të fundit nga

ShkoLartë