akulli i arktikut po shkrihet me shpejt se sa pritej shkencetaret mund te kene gjetur fajtorin 67d9280455c2b

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej, shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

March 18, 2025
1 minut lexim

NASA ka realizuar misionin më ambicioz të saj në Arktik, ARCSIX, për të hetuar shpejtësinë e shkrirjes së akullit.

Ky mision ka zbuluar një koncentrim të papritur të lëndëve pluhur në re mbi Grenlandë, një indikator që mund të ndihmojë në shpjegimin e shkrirjes së akullit më shpejt se sa ishte parashikuar.

Bëhet e ditur se misioni përdori aeroplanë të pajisur me instrumente për të mbledhur të dhëna mbi trashësinë e akullit, mbi retë, radiacionin dhe aerosolët.

Gjetjet sugjerojnë se pluhuri mund të kontribuojë në shkrirjen e shpejtë të akullit të detit, shkruan yahoonews.

Pluhuri vepron si një “bërthamë” për kristalet e akullit në re, duke i bërë ato të shpërndahen më shpejt dhe duke lejuar që më shumë akull të mbetet i ekspozuar ndaj rrezeve të ngrohta të Diellit.

Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se trashësia e akullit ka rënë më shumë se sa pritej, duke zbuluar se akulli në veri të Grenlandës është më i hollë dhe më i paqëndrueshëm.

Ky proces është pjesë e një cikli vetëforcues që rrit shkrirjen e akullit dhe përshpejton ndryshimet klimatike në rajon.

Ndryshe, përfundimet e ARCSIX do të ndihmojnë në përmirësimin e modeleve klimatike dhe në parashikimin e ndryshimeve të shpejta në Arktik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kombetarja ngujohet ne kulle perpara anglise vendoset rregullore strikte per futbollistet 67d926d909382
Story i mëparshëm

Kombëtarja “ngujohet në kullë” përpara Anglisë, vendoset rregullore strikte për futbollistët

termet ne veri te kalifornise 67d92a98e490b
Story i radhës

Tërmet në veri të Kalifornisë

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë