Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Aktorja zhduket në mënyrë të mistershme, bashkëshorti i saj nuk pranon të bashkëpunojë për ta gjetur – Gazeta.mk

Aktorja zhduket në mënyrë të mistershme, bashkëshorti i saj nuk pranon të bashkëpunojë për ta gjetur

min lexim

Familja e aktores së Chanel Maya Banks, është në dëshpërim pasi 36-vjeçarja është zhdukur në mënyrë misterioze në Los Angeles prej dy javësh.

Sipas të afërmve, bashkëshorti i saj refuzon të bashkëpunojë me policinë për gjetjen e saj.

Chanel, e njohur më së shumti për rolin e saj në ‘Gossip Girl’ si Sawyer Bennett, u zhduk ndërsa qëndronte në apartamentin e saj në Playa Vista me burrin e saj.

Nëna, Judy Singh, dhe kushërira e saj, Danielle-Tori Singh, udhëtuan në Kaliforni për të ndihmuar me kërkimin. Kur hynë në banesë, gjetën shumicën e sendeve të saj personale, duke përfshirë qenin dhe makinën e saj, ndërsa celulari dhe laptopi i mungonin.

Shqetësimi i familjes u rrit kur zbuluan se bashkëshorti i Chanel, me të cilin ajo është e martuar që nga viti i kaluar, nuk po bashkëpunon me policinë dhe nuk pranon të japë informacion. “Ai nuk është i gatshëm të ndihmojë policinë apo ne për ta gjetur atë ,” tha kushërira e saj.

Ajo gjithashtu raportoi se bashkëshorti po heq posterat e vendosura për kërkimin e Chanel.

Danielle-Tori Singh tregon se zhdukja e Chanel është shqetësuese, pasi ajo komunikonte çdo ditë me familjen e saj. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj janë të shqetësuar për shenjat e lëndimeve në fytyrë dhe në trup të bashkëshortit të saj, të cilat janë shfaqur më 10 nëntor. Megjithatë, policia i ka thënë familjes se aktualisht nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal nga bashkëshorti dhe nuk mund të procedohet pa prova të mjaftueshme.

Për të ndihmuar përpjekjet e tyre, familja ka krijuar një faqe GoFundMe, duke mbledhur para për të mbuluar shpenzimet e një hetuesi privat dhe qëndrimin e tyre në Los Anxhelos. Danielle në mesazhin e saj iu drejtua Chanel duke thënë: “Të duam shumë. Thjesht duam të dimë që je mirë dhe e sigurt.”

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Trump në Washington/ Presidenti i zgjedhur feston në mesin e ligjvënësve republikanë: Është gjithmonë bukur të fitosh

Story i radhës

Sfidat ndaj Çekisë e Ukrainës, përcaktohet orari i konferencave

Të fundit nga