Aktorja Sila Turkoglu, e njohur në Shqipëri për rolet e saj në serialet “Amaneti” dhe “Premtimi”, ka festuar sot ditëlindjen. Sila mbush 23 vjeç dhe këtë ditëlindje zgjodhi ta festojë vetëm me njerëzit e afërt.
Aktorja postoi disa foto nga festa ku shfaqet pranë tortës me yje dhe shkroi:
“Faleminderit të gjithëve që ishin aty për mua dhe më bënë të ndihem sikur ishin aty edhe pse nuk ishin aty. Le të më mësojë çdo ditëlindje e re gjëra të reja”.
Sila Turkoglu
E ftuar ishte dhe mikesha e saj e ngushtë, aktorja Gulderen Guler, e cila luante rolin e Kiraz në “Amaneti”. Ajo postoi dy foto me vajzën e ditëlindjes dhe shkroi:
“Keto foto të bukura nuk rrija dot pa i postuar. Gëzuar ditëlindjen lulja ime. Qoftë çdo vit më i mirë se ai më parë. Sa mirë që ekziston, sa mirë që u bëre shoqja ime. Qofshim shumë vite të bukura bashkë”.
Sila Turkoglu
Sila Turkoglu