Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor: Ngeca 30 minuta, policia dhe zjarrfikësja refuzuan të më ndihmojnë (FOTO&VIDEO)

min lexim

Aktorja nga Kosova, Hajat Toçilla, është bllokuar së fundmi në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Lajmin ajo e ka bërë vetë të ditur, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Toçilla ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se policia dhe zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë.

Aktorja u shpreh se në ashensor ka mbetur brenda më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka hapur ashensorin.

“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur jam prej shtetit! Policia e Kosoves, zjarrfikesit, KEDSi refuzuan të më ndihmojnë të dal prej ashensorit ku mbeta rreth 30minuta (mos më shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike.

Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për këto raste, policia refuzoi të më ndihmojë duke me drejtuar tek përgjegjësi i ashensorit, zjarrfikësit nuk e dinin as ku është ambullanta në qendër, KEDSi na tha të presim deri në ora 14:00/15:00 qe i binte 3-4 orë, e pergjëgjsi i liftit e mohonte pergjëgjsinë e tij, deri sa u kërcënua prej familjareve (që per fat i kisha aty) se do të lajmerohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiku celsin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar Hajat në postimin e saj në Facebook./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Cili është oqeani më i madh që ka ekzistuar në Tokë?

Story i radhës

Rama nuk ndalet, jep me koncension edhe programet për dhënien e shtetësisë shqiptare

Të fundit nga