Aktorja e pranon se nuk ka para për ushqim dhe për t’i paguar faturat që nga shkurorëzimi

min lexim

Alice Evans pohon se nuk ka para për të paguar faturat dhe ushqimin që nga ndarja prej Ioan Gruffudd, ashtu që u ka kërkuar ndihmë miqve të saj.

Çifti u shkurorëzua në janar të këtij viti pas martesës 13 vjeçare. Ai kërkoi një urdhër ndalimi, duke pretenduar se ajo e kishte kërcënuar vazhdimisht se “do t’ia bënte atë që Amber Heard ia bëri Johnny Deppit”.

“Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë. Nuk kam para për ushqim dhe fatura. Sapo mësova se dikush kishte tentuar të na thyejë derën e përparme mbrëmë”, ka shkruar Evans duke shtuar se çdo vuajtje ia vlen për shkak të vajzës së saj.

“Do të përpiqem të jem nëna më e mirë që mund të jem. Ajo nuk do të më humbë kurrë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Po kalojmë një periudhë të vështirë në jetën tonë”, ka rrëfyer 53-vjeçarja.

Ajo ka nisur fushatën GoFundMe dhe dëshiron të mbledhë 25.000 dollarë, në mënyrë që të mund ta paguajë një avokat.

“Aktualisht nuk kam avokat dhe nuk mund ta paguaj. Nëse nuk paraqitem para gjykatësit do të jem fajtore për mospërfillje të gjykatës. Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në atë moment me mua dhe fëmijët e mi”, ka shkruar aktorja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Southampton firmos me talentin gjerman

Story i radhës

DiCarlo: Politikanët në Bosnjë duhet të luftojnë gjuhën e urrejtjes

Të fundit nga