Aktorja e Harry Potter, Afshan Azad, ka shprehur mbështetje të dukshme për JK Rowling, pasi një koleg i saj e quajti shkrimtaren një “bigote” për qëndrimin e saj mbi çështjet trans.
Sipas Daily Mail, Azad, e cila luajti Padma Patil në pesë filma të serisë, ka vazhduar të falënderojë Rowling publikisht për krijimin e universit imagjinar që lansoi karrierën e saj, duke shprehur se i detyrohet “gjithçka” shkrimtares.
37 vjeçja ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për mundësitë që ka pasur të lidhet me fansat e Harry Potter dhe është e lumtur që ka pasur mundësinë të udhëtojë dhe të takohet me ta edhe 24 vjet pas daljes së filmit të parë.
Pavarësisht se shumë kolegë të tjerë të saj, përfshirë Daniel Radcliffe, Rupert Grint dhe Emma Watson, kanë distancuar veten nga JK Rowling për qëndrimet e saj mbi të drejtat e transgjinorëve, Azad ka qëndruar e heshtur për këtë çështje dhe ka shprehur vetëm mirënjohjen për mundësinë që i dha një rol në këtë sagë të famshme.
Afshan ka shmangur komentet për vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, e cila vendosi që “gruaja” të përcaktohet në bazë të seksit biologjik, një vendim që ka shkaktuar protesta në vend, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë, aktorët e tjerë si Radcliffe kanë kritikuar qëndrimet e Rowling mbi çështjet e gjinive, duke theksuar se çdo deklaratë në kundërshtim me këtë qëndrim përbën një fshirje të identitetit dhe dinjitetit të personave trans.
Megjithatë, ajo ka vazhduar të shprehte falënderimet për mundësitë që ajo ka marrë nga ky projekt, pa përmendur drejtpërdrejt qëndrimet e shkrimtares për çështjet e transgjinorëve.
Burimi: botasot.info