Ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video që tronditi vendin tonë dhe më gjerë.
Në pamjet e publikuara shihen disa punonjëse në një shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë teksa ushtronin dhunë ndaj një gruaje në moshë.
Incidenti mori përmasa të mëdha dhe reagime për të kanë ardhur edhe nga media ndërkombëtari dhe fytyra publike.
Një të tillë së sot e ka bërë edhe aktorja e njohur spanjolle, Clara Galle.
Ajo ka bërë një postim lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi në Kosovë përmes llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se tre milionë ndjekës.
“A është kjo bota në të cilën duam të jetojmë?”, ka shkruar aktroja 20-vjeçare.
Ndryshe, tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi-Gashi iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji