aktorit te njohur i zhvishen pantallonat ne emisionin e jimmy fallon pas nje hyrjeje spektakolare 67ed7f7b8483f

Aktorit të njohur i ‘zhvishen’ pantallonat në emisionin e Jimmy Fallon pas një hyrjeje spektakolare

April 2, 2025
1 minut lexim

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Jack Black, ishte së fundmi i ftuar në The Tonight Show të Jimmy Fallon, ku, si gjithmonë, nuk munguan momentet argëtuese dhe surprizuese.

Black hyri në studio me një performancë energjike, duke “i rënë” një kitare elektronike shumë të veçantë—një model i bërë me tulla të ngjashme me ato të Minecraft, duke iu referuar filmit të ri në të cilin ai luan.

Hyrja e tij ishte plot stil, por edhe me një incident të papritur që bëri të qeshin të gjithë të pranishmit.

Teksa ecte me entuziazëm në skenë dhe përformonte me kitarën e tij unike, aktorit iu zhveshën pantallonat, duke shkaktuar një moment qesharak.

Si publiku në studio, ashtu edhe vetë Jimmy Fallon, shpërthyen në të qeshura, duke e kthyer këtë moment në një nga më të paharrueshmit e emisionit.

Duke e marrë me sportivitet, aktori nuk u ndal aspak; ai menjëherë i rregulloi pantallonat dhe për ta bërë situatën edhe më gazmore, nisi një vallëzim provokues, duke tundur vithet në mënyrë komike. Ky gjest e ndezi edhe më shumë atmosferën në studio, duke e bërë audiencën të shpërthente në duartrokitje dhe të qeshura.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

600 gjoba per 24 ore ne rajonin e prishtines 67ed7e5179b0e
Story i mëparshëm

​600 gjoba për 24 orë në rajonin e Prishtinës

kompania xai e elon musk blen rrjetin social
Story i radhës

Kompania xAI e Elon Musk “blen” rrjetin social X

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë