Aktori i mirënjohur, Osman Azemi, beson shumë në cilësitë e Ismet Munishit si trajner dhe është i bindur se do të ringjallë Prishtinën.
Munishi është emëruar kryetrajner i Prishtinës dhe të gjithë presin nga ai, të ndërtojë një Prishtinë ashtu si i ka hije klubit me të trofeshëm në Kosovë.
“Futbolli është filozofi, është art, është përkushtim, djersë e shumë punë.
E pa një trajner që e nxjerrë njëqind përqindshin nga lojtarët, suksesi është i paarritshëm. N’kohën e duhur, trajneri më karizmatik shqiptar, Ismet Munishi, do ta ringjallë Prishtinën.
Një trajner si Ismet Munishi është gjithçka çka ka nevojë klubi i Prishtinës, i uroj mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin e ri. Unë do t’jem gjithmonë në përkrahjen tuaj.
P.S. Andërr e imja është t’ju shoh në krye të Kombëtares tonë”, ka shkruar Osmani n profilin e tij në facebook.