Bashkëshortja e Elvis Pupës prej disa muajsh ndodhet në Shqipëri, por gjatë këtij udhëtimi të zgjatur në atdhe ajo nuk është shoqëruar nga aktori, i cili ka qëndruar në Australi ku edhe jetojnë prej vitesh.
Ajo u shpreh se erdhi në Shqipëri për çështje pune, por shtoi se gjërat nuk shkuan siç i kishte planifikuar vendosi të shfrytëzojë kohën për të bërë pushime.
“Unë kam ardhur që në qershor këtu, ishte një udhëtim më shumë për punë filloi sesa për pushime dhe do të kthehesha në Australi. Kam ardhur të rri për dy javë. Po si në Shqipëri që thonë jo po kjo puna, është mbyllur televizioni, është shtuar për në shtator e gusht, ndenja më gjatë se familja më erdhi, kështu që këtë vit e kam kaluar shumë në jug, shumë në veri. Kam 3 muaj në Shqipëri, e kam kaluar gjysmën në jug, gjysmën në veri”, tha ajo në emisionin “Rudina”.
Ndërsa shtoi: “Kam bërë, duken sikur kam bërë 3 muaj pushime, por faktikisht ai laptopi im i shkretë vjen gjithkund me mua me vete dhe unë një orë me familjen, tre orë me konsultat dhe shkruanin njerëzit “po boll se le nam, shko te burri yt në shtëpi”. Jam për punë, nuk kam ardhur vetëm për… duket se bëjmë qejf.”
E pyetur pse nuk u shoqërua nga aktori, Belina Pupa u përgjigj: “Sepse ashtu i kemi pasur punët këtë vit, ai nuk vinte dot, unë nuk shkoja dot.”
Kujtojmë që me rikthimin e Elvisit në Big Brother, të gjithë kanë pasur mundësinë ta njohin më mirë aktorin e humorit. Atje ai ka ndarë më shumë detaje nga marrëdhënia me bashkëshorten e tij, duke çuditur jo vetëm banorët, por edhe publikun. Në një nga bisedat që ka bërë me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se me bashkëshorten e tij kanë vite që flenë në dhoma të ndara.
Burimi: botasot.info