Aktori i famshëm hap shtëpinë për ukrainasit, strehon një familje që u largua nga lufta

April 29, 2022
1 minut lexim

Në mars, Benedict Cumberbatch tha se politikanët duhet të bëjnë më shumë dhe të ndihmojnë refugjatët ukrainas që largohen nga lufta. Aktori gjithashtu u zotua të ndërmerrte veprime personale dhe këtë gjë e ka bërë.

“Të gjithë duhet të bëjnë aq sa munden. Unë mendoj se tashmë sot ka dalë lajmi se ka pasur një numër rekord njerëzish që kanë dalë vullnetarë për të marrë njerëzit në shtëpitë e tyre. Shpresoj të jem edhe vetë pjesë e kësaj.”, u shpreh më parë aktori.

Ylli i “Doctor Strange” tha për Sky News se ka rënë në kontakt me një familje ukrainase dhe se do t’i mirëpresë në shtëpinë e tij kur të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. “Ata ia dolën nga Ukraina. Unë jam duke monitoruar përparimin e tyre çdo ditë.”, tha ai.

“Fatkeqësisht, ata po i nënshtrohen një trajtimi mjekësor. Unë jam përpjekur të ndihmoj familje të tjera ukrainase – që janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar – për të strehuar familjet e tyre të gjera, gjë që ju e dini se ata duan ta bëjnë, por është shumë e kushtueshme.

Pra, unë jam përpjekur të ndihmoj me këtë financiarisht në disa raste.“, shtoi ai. Sipas OKB-së, mbi 7 milionë njerëz në Ukrainë janë zhvendosur si rezultat i sulmit rus, me më shumë se 5 milionë prej tyre që ikën nga vendi. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja si i kushton Realit qendërmbrojtësi gjerman

Story i radhës

Kievi dhe Sofja pajtohen për bashkëpunim të ngushtë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë