Aktivizohet Berlini: Gjermania do t’i dërgojë edhe 2700 raketa kundërajrore

March 3, 2022
1 minut lexim

Gjermania po planifikon të dërgojë 2700 raketa të tjera kundërajrore në Ukrainë. Berlini zyrtar ka ndryshuar politikën e saj ushtarake, pasi në të kaluarën ka kufizuar eksportin e armëve të saj në konlifkte. raporton The Guardian.

Raketat tokë-ajër “Strela”, të cilat dikur i përkisnin arsenalit të vjetër të Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët, janë miratuar për eksport nga ministria ekonomike e Gjermanisë, por ende presin miratimin zyrtar Këshilli Federal i Sigurisë.

Raketat kundërajrore vijnë pas dërgimit të  1000 armëve antitank dhe 500 raketa Stinger që qeveria gjermane i dërgoi në Ukrainë javën e kaluar.

Përveç kësaj, qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka ndezur dritën jeshile për dërgimin e armëve nga Holanda dhe Estonia që dikur i përkisnin Gjermanisë Lindore.

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje të enjten për një hetim urgjent për atë që ajo e quajti shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

“Ne duhet t’i kundërvihemi këtij sulmi. Të drejtat e njeriut janë universale”, tha Baerbock në një video-mesazh drejtuar Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Baerbock shtoi se “ne kemi nevojë urgjente për një Komision Hetimor për Ukrainën për të hetuar të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer nga Rusia që nga agresioni i saj ushtarak. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në llogaridhënie.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Washington, Europe Vow to Target Russian Crypto Sanctions Evasion Efforts

Story i radhës

“Rrëmben” Pete Davidson, Kanye West vazhdon ‘hakmarrjen’ ndaj aktorit në këngët e tij

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë