Aktivitetet të cilat po ndërmerren lidhur me rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë

August 17, 2023
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me Prokurorin Publik Shtetëror, Ljubomir Joveski.

Në takim u bisedua për rrjedhën e procedurave të udhëhequr nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Me Prokurorin Publik të Shtetit, Joveski, u diskutuan edhe çështje të tjera, si nevoja për emërimin e prokurorit ndërlidhës në Eurojust (Njësia për Bashkëpunim Gjyqësor të BE-së), sjellja e Udhëzimit për zbatimin e Kodit për Prokurorinë Publike, Strategjinë për Zhvillim të Sistemit Gjyqësor 2023-2027, shpërndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe tema të tjera.

Lidhur me rastin e spitalit modular në Tetovë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor për ditën e enjtë 17 Gusht 2023, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Story i radhës

Sot në Speciale, dëshmitari i 17-të kundër ish-krerëve të UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë