Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

May 20, 2022
1 minut lexim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) gjatë periudhës kohore: 13 deri 19 Maj 2022 kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 684  gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit etj.

Gjatë javës janë konfiskuar 12 patentë shofer :

  • 08-për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të kolonës
  • 02-për tejkalim të shpejtësisë
  • 01-vozitja nën ndikim të alkoolit.
  • ndalesë vozitjes për periudhë një vjeçare me vendim të Gjykatës Themelore Gjilan Dega në Kamenicë.

NJRKRr Gjilan ka filluar të implementojë Planin Operativ ” Motoqikletat-Biqikletat” në rrugët nacionale dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar 10 tiketa dhe ka tërhequr nga komunikacioni rrugorë 5 motoqikleta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke realizuar aktivitete të shtuara me tolerancë zero për të gjithë  pjesëmarrësit që nuk respektojnë rregullat dhe shënjat në komunikacionin rrugorë. Këto aktivitete shtesë bëhen më qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në komunikacionin rrugorë.

Me këtë rast, Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807590. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Image

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Baholli takon legjendën e futbollit brazilian 

Story i radhës

BFI dhe arkivi i shtetit, memorandum për gjurmimin e dokumentacioneve

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë