aktakuze per ngacmim seksual ndaj nje personi ne gjakove 6808149a8d1b8

Aktakuzë për ngacmim seksual ndaj një personi në Gjakovë

April 23, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Në njoftim bëhet e ditur se, i dyshuari të miturën e ka ngacmuar në një shkollë atje.

Siç njofton Prokuroria, “Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës, e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

washinton post detajon propozimin e shba per ukrainen duke perfshire njohjen e krimese si ruse 680813ebb295a
Story i mëparshëm

Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

fati ekziston vertet shkencetaret na tregojne si ta terheqim ate 680815cc08bb5
Story i radhës

Fati ekziston vërtet! Shkencëtarët na tregojnë si ta tërheqim atë

Të fundit nga

​Barcelona e pret sonte Interin

Barcelona hyn në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (UCL) kundër Interit me një performancë të lartë, pasi mposhti rivalët Real Madrid 3-2 pas kohës shtesë për të fituar Kupën
ShkoLartë