Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për falsifikim të parave

March 2, 2022
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.Th., B.M., dhe L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.Th., me datë 11.06.2021 rreth orës 10:30 minuta në Prizren, duke ditur se paraja është e falsifikuar, me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë, pranon 284 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ku gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim dhe atë 284 nga 2 euro, gjithsej 568 euro të falsifikuara.

Ndërsa, i akuzuari i dytë B.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë 63 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 63 nga 2 euro, gjithsej 126 euro të falsifikuara.

Po ashtu, i akuzuari i tretë L.K., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë 50 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si pronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ​gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 50 nga 2 euro gjithsej 100 euro të falsifikuara.

“Në të tri rastet, është vërtetuar se paratë janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 07.09.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë”, njofton Prokuroria.

Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvendi i dytë i Lezhës

Story i radhës

Suedia i dhuroi ministrisë së Ekologjisë pajisje për matjen e cilësisë së ajrit

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë