Aktakuzë ndaj Latasit dhe Lazarovit për nxitje të dhunës ndaj grave

Prokuroria ngriti akuzë kundër gazetarit Dragan Pavloviq Llatas, dhe YouTuber-it Stefan Llazarov, për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik.

“Dy të pandehurit, nëpërmjet sistemit kompjuterik, kanë përhapur përmbajtje raciste dhe ksenofobike të një ideje që promovon dhunën ndaj grave, gjë që ka shkaktuar reagime dhe ndjenjë neverie e ankthi në opinion”, njoftuan nga Prokuroria. Nga atje bëjnë me dije se gazetari Latas, duke u paraqitur në një intervistë në kanalin YouTube të të pandehurit të dytë, ka promovuar publikisht një akt të dhunës seksuale, duke evokuar kujtime të supozuara të së kaluarës së tij, pa shprehur dënim moral apo keqardhje.

Nga ana tjetër, siç shtohet, YouTuber-i ishte i vetëdijshëm për ndikimin që ka përmbajtja që transmeton, sidomos te popullata e re, por megjithatë nuk e ka ndalur apo ndërprerë bashkëbiseduesin, por më tej e ka shtyrë atë të ritregojë ngjarjen e diskutueshme me komente dhe pyetje. Prokuroria propozon konfiskimin e dokumentit të udhëtimit të gazetarit për shkak të mundësisë së arratisjes, si dhe masën ndalimin e çdo shfaqjeje publike që promovon përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik, si për gazetarin ashtu edhe për YouTuberin.

Story i mëparshëm

Izet Mexheti nga Saraji: Faleminderit nga zemra DERVEN!

Story i radhës

BE zgjat sanksionet kundër Rusisë deri më 24 shkurt 2024

Të fundit nga