Aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

May 12, 2022
1 minut lexim

Është ngritur akuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është ngritur akuzë kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T. 

Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kuvendi i Shqipërisë nuk e voton rezolutën për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Berisha shpërthen ndaj Ramës

Story i radhës

Një interpretim i jashtëzakonshëm nga Bujar Mustafa, sjellë këngën Qaj

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë