Aksioni policor në Shkup! MPB: Shkatërohet grupi kriminal – nën hetime 18 persona!

December 16, 2024
min lexim

Prokuroria ka nisur hetimet kundër 18 pjesëtarëve të grupit kriminal që në opinion njihen si klani “Belanoca-Baron” për së paku 8 vrasje të kryera, zhvatje, bastore të djegura sportive e të ngjashme. Një pjesë e të arrestuarve dyshohen se kanë paguar nga 10.000 deri në 250.000 euro për vrasje.

Gjatë aksionit policor që nisi të dielën në mbrëmje, janë arrestuar zhvatës, “kamatarë” si dhe të akuzuar për vrasje midis klaneve mafioze – njoftoi Prokuroria për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Bastisje janë kryer në mbi 30 lokalitete në Çair, Haraçinë, Hasanbeg, Shuto Orizarë, Butel e Studeniçan.

Prokuroria ka inicuar hetime kundër 18 pjesëtarëve të grupit të ashtuquajtur kriminal “Belanoca – Baron”. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit gjatë periudhës nga viti 2020 deri 2024, kanë organizuar vrasjen e 8 personave, tre të tjerë janë plagosur, kurse tre personave u është cënuar jeta.

Sipas Prokurorisë, gjatë aksionit janë arrestuar katër persona, kurse njëri është vetëparaqitur në stacionin policor.

I dyshuari I parë në këto hetime, sipas Prokurorisë, është personi I cili për momentin është duke vuajtur dënimin me burg.

PTHP PËR NDJEKJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT

“Organizatorët e grupit kriminal kanë përgatitur plane dhe kanë marrë vendime se kush, ku dhe në çfarë mënyre të likuidohet. Gjatë kësaj vendimet i kanë zbatuar personalisht ose përmes pjesëtarë tjerë të grupit duke paguar nga 10.000 deri në 250.000 euro për një vrasje. Në emër të mbështetjes së lëvizjes radikale në RMV ose për shkak të hakmarrjes ndaj personave të grupit kundërshtar kriminal, gjatë periudhës 2020 – 2024 në gjashtë ngjarje penalo-juridike kanë privuar nga jeta 8 persona”

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se pas bastisjeve janë siguruar prova për shumë vrasje, në mesin e të cilëve edhe vrasjet në “Shisha Bar” të Shkupit.

PANÇE TOSHKOVSKI

“Së paku 7 vrasje janë zbardhur në këtë procedurë. Sa jam I njoftuar, mendoj se vetëm një është bërë që kur unë jam Ministër I Brendshëm. Të gjithë të tjerët janë bërë periudhën e kaluar. Cështja është se cfarë kanë bërë ata para nesh? Kanë punuar në interes të qytetarëve apo për interesa të huaja”

Aksioni policor ishte dekonspiruar me informacione nga MPB-ja dhe për këtë shkak ishte zbatuar të dielën në mbrëmje e jo të martën sic ishte planifikuar.

Duke mos dhënë detaje për rrjedhjen e informacioneve, Ministri Toshkovski tha se narko-kartelët në Shkup kanë informatorë në sistemin shtetëror. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashqevi Simaku surprizohet me tortë dhe qirinj në SHBA: Shfaqet më e lumtur se kurrë

Story i radhës

Aggeler me porosi të qarta ndaj BDI-së e Ali Ahmetit!

Të fundit nga

ShkoLartë