Aksioni i Komunës revolton bizneset, Kasami i siguron se do të ketë tolerancë sa janë mërgimtarët

min lexim

Pronarët e bizneseve në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kishin paralajmëruar protestë në shenjë kundërshtimi ndaj aksionit të Komunës për heqjen e makinave të parkuara ose që ndalojnë anash. Ankesa e tyre është se një veprim i tillë do tua dëmtonte bizneset. Por pasi protesta nuk u zhvillua, kryetari i komunës vendosi të dalë për të dëgjuar hallet e tyre.

Pronarët kërkojnë që të paktën sa janë mërgimtarët, të ketë tolerancë dhe veturat e blerësve të mund të ndalojnë deri në 20 minuta.

“Kërkesë si dyqanxhi është që vetura e merimangës me policët mos i dënojnë ato vetuar që parkohen për 10 ose 15 minuta, se ne këtë e presim, ky është sezoni ynë, ne nuk i lëmë as pesë minuta të ndalen dhe u thonë largoheni, ata largohen, ne as nuk mund të shesim ndonjë send. Po ka ra puna se nëse ndalen policia, vijnë me motor, edhe ata largohen”, tha një pronar i një biznesi.

“Ne me lokalet që jemi të pakënaqur dhe jemi dëmtuar jashtë mase, ne e kemi pritur këtë, i kemi pritur mërgimtarët, ma shumë çka do flas?! Kërkojmë të bëjnë një zgjidhje të përbashkët që na lejojë që myshteritë të blejnë”, u shpreh një pronar tjetër.

“Ne kryetar kërkojmë që lenta e parë të parkohen gjysmë ore, të paktën gjysmë ore, të ketë tolerancë të shkojnë dhe të vijë tjetri”, deklaroi një tjetër pronar.

Kryetari Kasami u premtoi se gjatë periudhës sa janë mërgimtarët do të ketë tolerancë deri në 20 minuta që veturat e klientëve të ndalojnë.

 “Dolëm në terren për të parë se për çfarë bëhet  fjalë  problemi qëndron tek disa punonjës të policisë të cilët, sipas deklarimit të qytetarëve, nuk është vërtetuar se policët nuk lejojnë që të ndalen as 20 minuta që klientët të mund të ndalen të bëjnë blerjet e tyre dhe të vazhdojnë rrugën dhe të njëjtën kohë pjesa tjetër të jetë e lirë. Sigurisht këtë do ta diskutojmë bashkë me udhëheqësit e policisë që policët që do jenë të angazhuar në këtë pjesë në këtë rrugë apo bulevarde të kenë tolerancë”, u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Komuna e Tetovës bashkë me policinë kanë marrë aksion që bulevardet në Tetovë të pastrohen nga makinat e parkuara keq. Në bazë të ligjit dhe shenjave të vendosura në bulevarde, ndalimi i përkohshëm ose parkimi nuk lejohet, por ky rregull deri më tani nuk është respektuar.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Haradinaj: Qeveria po e mbyllë mandatin me pak punë

Story i radhës

Ursula von der Leyen rikonfirmohet në krye të KE, Rama: Shqipëria besimplotë te lidershipi i saj, mezi pres të vijojmë punën për integrimin në BE

Të fundit nga