Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e së hënës në veri, ku janë sekuestruar armë.
Policia njofton në dy raste ka arrestuar një person, ndërsa ka sekuestruar armatim.
Rr. Qeta e Minatorëve, Mitrovicë Veri 07.101.2024 – 13:15. Njësiti i hetuesisë ka kontrolluar pronën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, gjatë kontrollit janë gjetur: pushkë automatike AK-47 me 1 karikator me 29 fishekë, shurdhues i montuar, 1 fishek, sprej, thikë, USB, çantë ushtarake me 2 granata dore, stema të ndryshme.
Në hyrjen tjetër, janë gjetur 15 fishkë, karikator, thikë, radiolidhje, jelek taktik me çantë, antiplumb, antiplumb i brendshëm, kapele, dorëza, maskë etj. Rasti duke u hetuar.
Fsh. Korile, Zveçan 07.10.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë me 46 fishekë, një revole me 72 fishekë dhe një xhaketë me mbishkrimin (civilna zastita). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
BURIMI: Bota Sot