aksionet e shtate kompanive me me vlere ne bote u rriten pasi trump nderpreu tarifat 67f7ccd498a26

Aksionet e shtatë kompanive më me vlerë në botë u rritën pasi Trump ndërpreu tarifat

April 10, 2025
1 minut lexim

Aksionet e shtatë kompanive më me vlerë në botë, konkretisht Alphabet, Amazon, Apple, Meta Platforms, Microsoft, NVIDIA, dhe Tesla u fituan 1.5 trilionë dollar vlerë tregu ditën e Mërkure pasi presidenti Amerikan Donald Trump vendosi të ndërpresë tarifat për 90 ditë duke liruar presionin mbi gjigantët e teknologjisë.

Rritja e nuk kompensoi humbjet 3.4 trilionë dollarë që kompanitë kanë humbur prej 2024 ku 2 trilionë u humbën vetëm që kur Trump vendosi tarifa mbi importet nga të gjitha vendet e botës.

Megjithatë ndërprerja e tarifave ju dha investitorëve një arsye për të blerë këto aksione vlera e të cilave preku nivele astronomike pasi kompanitë investuan miliarda dollarë në infrastruktura AI.

Aksionet e tyre u rritën mes 9.68 përqind deri në 22.69 përqind duke fuqizuar një treg që pompoi Nasdaq me 12 përqind.

Trump tha të Mërkurën se do të ndërpriste tarifat e reja për 90 ditë ndërsa vendosi ti rrisë ato për importet nga Kina. Ndryshimi i kursit erdhi vetëm 24 orë pasi tarifat e reja hynë në fuqi nga disa partnerë tregtarë.

Ai tha se do të rrisë tarifat për importet Kineze në 125 përqind nga 104 përqind që ishin deri në atë moment. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

si e shohin qytetaret paralajmerimin per rritjen e cmimit te energjise elektrike 67f7ca078b9bd
Story i mëparshëm

Si e shohin qytetarët paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike?

sfida verdhezi ne cerekfinale te play offit 67f7cdca81195
Story i radhës

Sfida verdhezi në çerekfinale të “play-offit”

Të fundit nga

ShkoLartë