aksion policor serish ne kacanik lidhur me rastin e vrasjes se rreshterit lika 680b3c5f785cb

Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika

April 25, 2025
1 minut lexim

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë.

Siç merr vesh media ky aksion policor po bëhet për rastin e vrasjes së tashmë të ndjerit rreshterit, Muhamet Lika.

Ndryshe, ditë më parë Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksioni të gjerë në Kaçanik, ku më shumë se pesë persona u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

banka boterore shqiperise i duhen 20 vite qe te klasifikohet ne grupin e vendeve me te ardhura te larta 680b32c47f3f1
Story i mëparshëm

Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta

prishtina 01 fituese e kupes se kosoves ne futsall 680b3fe3c7daf
Story i radhës

Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsall

Të fundit nga

ShkoLartë