Aksion policor në Gërçec dhe Zelenikovë, arrestohen tre persona

Policia ka realizuar aksion policor në Gërçec të Sarajt dhe në Zelenikovë ka arrestuar tre persona, përcjell TV21. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se aksioni që është realizuar gjatë periudhës kohore 13:00 – 15:00.

Personi i parë i arrestuar është kapur në ora 13:30, në Gërçec dhe është Sh.P.(29) nga fshati Batincë.

Personi i dytë është arrestuar në rrugën “Fan Noli” në Shkup, dhe është Z.D(33) nga Shkupi.

Ndërkaq personi i tretë është A.D.(34) nga Straholica e Zelinikovës.

Që të tre kërkoheshin me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Rrusta: Zgjedhje gjithsesi, por jo duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit

Story i radhës

Sulmi ndaj TV KLAN, Hoxha: Lehtë të ofendosh me statusa në Facebook, kur nuk ke ngritje intelektuale për debate televizive

Të fundit nga