Aksion policor në Gërçec, arrestohet një 21-vjeçar!

February 9, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar aksion policor në fshatin Gërçec të Sarajit në Shkup ku është arrestuar E.Z.(21) nga ky fshat.

Arrestimi vjen pasi për të njëjtin ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar për rastin “Pylli”.

“Sot, rreth orës 16 në Saraj nga policët e Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup është arrestuar E.Z.(21) nga fshati Gërçec, Shkup, i cili është kërkuar me fletarrest ndërkombëtar nga Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të hetimit për aksionin “Pylli” në bazë të nenit 2015″, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Personi tashmë është dorëzuar në PPTH për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Д-р Мојсоски: Поради несоодветен персонал, премногу луѓе умираат од ковид на респиратори

Story i radhës

Kovaçevski – Tiganj: Kroacia me mbështetje të perspektivave evropiane të RMV-së

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë