Aksion për dhurimin e gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Shkup

November 7, 2024
1 minut lexim


Në Ambasadën e SHBA-së u organizua aksion tradicional për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Institutin për Mjekësi të Tranfuziologjisë. Gjak dhuruan figura të ndryshme nga jeta shoqërore e politike e vendit. Pritet që rreth 150 persona të dhurojnë, përcjell TV21. Drejtori i kryqit të Kuq, Sait Sait tha se pret që këtë vit të ketë më shumë interesim për të dhuruar krahasuar me vitin e kaluar. Drejtor i Institutit për Mjekësi të Transfuzilogjisë, Amir Elezi, u bëri apel qytetarëve që të kyçen në aksione të këtilla pasi kontribuohet në shëndetin e pacientëve.


“Kjo është një event i dhurimit të gjakut që organizohet në mënyrë tradicionale në ambasadën e SHBA-së, e organizojmë ne në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shkupit dhe me ambasadën, presim një numër solid të dhuruesve edhe sot”, shtoi Amir Elezi, drejtor i Institut për Mjekësi të Transfuzilogjisë.

“Aksioni ka mesazh në humanizëm, solidaritet në shpërndarje dhe të gjithë ne e kuptojmë sa është e rëndësishme solidariteti të mendojmë për një moment të gjithë ne për ata që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë”, deklaroi Sait Saiti, drejtor i Kryqit të Kuq.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ligji i “Branitellave”/ Deputetët shqiptar të bashkuar, s’ka ligj pa UÇK-në!

Story i radhës

“5D”, burg për dy ish drejtorët/ Apeli lë në qeli Redi Mollën dhe Mariglen Qaton

Të fundit nga

ShkoLartë