aksion i policise financiare kusherira e ish ministrit oliver spasovski ne mesin e te dyshuarve 67f685e4bf4e1

Aksion i Policisë Financiare: Kushërira e ish-ministrit Oliver Spasovski në mesin e të dyshuarve

April 9, 2025
1 minut lexim

Pronari i stacionit të kontrollit teknik “Pin Petrol” në Kumanovë, së bashku me dy nëpunëse – njëra e punësuar në Postën e Maqedonisë dhe tjetra në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore – dyshohet se kanë përvetësuar mbi 22 milionë denarë duke mos e paguar kompensimin ligjor ndaj ndërmarrjes për rrugët shtetërore, sipas Policisë Financiare.

Të dyshuarit ngarkohen për shpërdorim të pozitës zyrtare, përvetësim në shërbim dhe punë të papërgjegjshme. Sipas Policisë Financiare, për pesë vite me radhë pronari i “Pin Petrol” ka qenë në dijeni se nuk paguhej taksa, por nuk ka ndërmarrë asgjë.

E dyta në listën e të dyshuarve është kushërira e ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski – Gabriela Spasovska Krstevska – e cila ishte e punësuar në Postën e Maqedonisë. Sipas policisë, ajo ka përvetësuar për vete paratë që ishin destinuar për pagesë në Ndërmarrjen për Rrugët Shtetërore, duke përdorur urdhërpagesa të falsifikuara.

Paratë është dashur të transferoheshin në llogarinë e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore përmes Postës kontraktuese, për çka ajo kishte obligim sipas kontratës së punës me “Pin Petrol” dhe kontratës për kryerje të pagesave për taksën rrugore mes “Pin Petrol” dhe ndërmarrjes publike, thuhet nga Policia Financiare.

Kompania “Pin Petrol” nga Kumanova deklaroi se Gabriela Spasovska Krstevska dhe ngjarja penale nuk kanë lidhje me ta. Ata thonë se kanë pasur kontratë me Postën e Maqedonisë dhe se të gjitha përgjigjet duhet të kërkohen nga ajo institucion.

“Të gjithë dokumentacionin për subjektin tonë juridik ia kemi dorëzuar organeve kompetente, nga të cilët kemi marrë konfirmim se nuk kemi asnjë lidhje me këtë rast”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Nëpunësja nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore është e treta e dyshuar. Sipas dyshimeve të Policisë Financiare, ajo ka dështuar të ushtrojë kontroll dhe mbikëqyrje mbi mospërputhjet ndërmjet të hyrave nga stacioni teknik dhe pagesave të bëra në llogarinë shtetërore.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

limani nder i vecante pjesemarrja ne konferencen rajonale nga un unfpa dhe undp 67f685e34f77c
Story i mëparshëm

Limani: Nder i veçantë pjesëmarrja në Konferencën Rajonale nga UN, UNFPA dhe UNDP!

ministri limani ne konferencen rajonale ne tirane per avancimin e reformave te kujdesit ndaj femijeve 67f685e73aac9
Story i radhës

Ministri Limani në Konferencën rajonale në Tiranë për avancimin e reformave të kujdesit ndaj fëmijëve

Të fundit nga

ShkoLartë