aksion i madh policor per mashtrime me ndihmen per kujdes te huaj 49 persona te perfshire mjeke dhe zyrtare nga disa spitale te rmv se 6808c2aa85d3f

Aksion i madh policor për mashtrime me ndihmën për kujdes të huaj – 49 persona të përfshirë, mjekë dhe zyrtarë nga disa spitale të RMV-së

April 23, 2025
1 minut lexim

Një aksion i madh policor po zbatohet aktualisht nga Byroja për Siguri Publike në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një hetim që përfshin 49 persona të dyshuar për abuzim me ndihmën financiare për kujdes të huaj.

Sipas burimeve jozyrtare, mes të dyshuarve ka mjekë, anëtarë të komisionit të FSPIRMV-së, një avokat, ekspertë dhe një menaxher i një zyre konsulence.

Po kryhen kontrolle në 21 lokacione të ndryshme, përfshirë Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, Spitalin Klinik të Tetovës dhe Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Policia gjithashtu po kontrollon 15 adresa banimi të të dyshuarve.

Janë ngritur kallëzime penale për disa vepra penale si: bashkim kriminal, keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, ndihmë, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe dhënie shpërblimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

a mund ti bashkangjitet qeverise ziadin sela flet izet
Story i mëparshëm

A mund t’i bashkangjitet Qeverisë, Ziadin Sela? Flet Izet Mexhiti!

mexhiti me cekine po ndertojme nje te ardhme te gjelber te perbashket 6808c2ae2074a
Story i radhës

Mexhiti: Me Çekinë po ndërtojmë një të ardhme të gjelbër të përbashkët!

Të fundit nga

Zona e çmilitarizuar në Ukrainë: shans apo iluzion?

SHBA propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar në Ukrainë të kontrolluar nga Ukraina dhe Rusia.  Është një zonë e vendosur 15 kilometra nga fronti aktual në të dyja anët, midis forcave të armatosura të Ukrainës
ShkoLartë