aksion i madh policor ne shkup tre persona perfundojne ne pranga 6a5cbf4dd61d0

Aksion i madh policor në Shkup: Tre persona përfundojnë në pranga

July 19, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 48

Tre persona janë privuar nga liria gjatë dy aksioneve policore të realizuara më 18 korrik 2026 në Shkup, ku janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike, armë dhe municion.

Në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar S.B. (21) dhe E.A. (33), të dy nga Shkupi.

Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre, me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar 58 qese me lëndë pluhurore të bardhë, si dhe një peshore digjitale.

Në një aksion tjetër, të realizuar në fshatin Saraj, policia ka privuar nga liria M.A. (40) nga fshati Radushë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, gjithashtu me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Glock” e kalibrit 9×19 milimetra, një karikator dhe 13 fishekë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

752484824 1433029065252849 3912868095834235051 n

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mala nje dashni e veres sapo ka ardhur nga david dreshaj dhe korab shaqiri 6a5cbb5b4dd3a
Lajmi i mëparshëm

“Mala” një dashni e verës sapo ka ardhur nga David Dreshaj dhe Korab Shaqiri

nis regjistrimi i shqiptareve ortodoks pas betejes me kishen serbe 6a5cd5d317d27
Lajmi i radhës

Nis regjistrimi i shqiptarëve ortodoks pas “betejës” me kishën serbe

Të fundit nga

ShkoLartë