Aksion i madh i Policisë në 5 komuna, Prokuroria e Pejës urdhëroi bastisje dhe arrestime

September 7, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka nisur herët në mëngjes një aksion të gjerë, që përfshin 5 komuna.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i tha Gazetës Express se aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.

Në shënjestër të Prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, tha Nikçi./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjuajtje nderi e artilerisë me rastin e festës së Pavarësisë

Story i radhës

Beatrix Ramosaj mohon lidhjen me Getinjon: Jemi vetëm miq të mirë

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë