Tetovë, 25 Nëntor – Inspektorati komunal i Tetovës ka vazhduar edhe sonte me aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Në rrugët “Boris Kidriç”, “I.R.Llolla”, si dhe në Qendër të qytetit ka vazhduar aksioni i Inspektoriatit komunal për lirimin e hapësirave publike, largimin e reklamave të jashtëligjshme dhe të tjera. Ky aksion, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëparëshme do të vazhdojë për çdo ditë për më shumë rend, siguri dhe ligj në Tetovën tonë.
Qyteti është i të gjithëve.
Ja njoftimi nga komuna e Tetovës:
Burimi: zhurnal.mk