Aksion i KRU “Prishtina”, nisin shkyçjet në objektet që kanë borxhe

1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nisur një aksion të ri që fokus kanë borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë.

Aksioni ka filluar në lagjen “Veternik”.

Për këtë ka folur edhe zëdhënësja e kësaj kompanisë, Arjeta Mjeku.

Mjeku ka thënë se mos pagesa  e ujit konsiderohet vepër penale, sipas saj çdo biznes i cili nuk i përgjigjet obligimeve do të ndëshkohet.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, ku mbi 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fundoset një anije që u sulmua nga rebelët Huthi në Detin e Kuq

Story i radhës

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit, favorite ndaj Skocisë

Të fundit nga