Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Dibër, shoqërohet në Komisariat shoferi

1 minut lexim

Një aksident me pasojë me vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Kastriot në Dibër. Mësohet se një shofer  ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në spita;

Ndërkohë, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Dibrës.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, shtetasi 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin ku për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Story i mëparshëm

Krerët shtetëror dhe të partive politike dënojnë atentatin kundër Trumpit

Story i radhës

Nga 54 vendet në Afrikë, Egjipti dhe Nigeria janë më të fuqishme ekonomike

Të fundit nga