Drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Domje është identifikuar dhe arrestuar.
Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Domje.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.
Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se ai është 53-vjeçari me inicialet Y.M, i cili banonte pranë shtëpisë të të miturit.
Polciia po vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethant e këtij aksidenti të rëndë.
Burimi: botasot.info