Aksidentohet rëndë turisti francez në malësitë e Matit

Pak minuta më parë është aksidentuar një turist francez në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Defender”.

Banorë të fshati, të cilët mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes thanë se 70-vjeçari ka pësuar dëmtime në shpatull.

Shumë shpejt është kërkuar transportimi me helikopter, por turisti pas një bisede me Ambasadën Franceze është shprehur se nuk është e domosdoshme dërgimi i mjetit fluturues.

Sakaq spitali “Xhavit Mara” ka dërguar një ambulancë drejt fshatit malor.

Banorë të fshatit Gjoçaj i janë gjendur pranë turistit dhe po e transportojnë drejt Burrelit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Story i radhës

Pse qeshim kur dikush rrëzohet?

Të fundit nga