Aksidentohet kamioni me 100 majmunë

Një kamion me rreth 100 majmunë është aksidentuar të premten në Pensilvani. Sipas autoriteteve, disa prej majmunëve kanë ikur.

Kamioni që transportonte kafshët u përplas me një kamion tjetër pasdite në Montour County, ka thënë punonjësi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick.

“Kamioni ishte rrugës për në një laborator”, ka thënë Pelachick.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që mund të shohin majmunët të telefonojnë policinë e shtetit.

Është e paqartë nëse në aksident janë lënduar njerëz apo kafshë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kullat e Adem Jasharit po rrënohen, shteti në gjumë!

Story i radhës

6 shenja që tregojnë se jeni demiseksual

Të fundit nga